Connect with us

Aktualitet

Vrasja në Kavajë/ Policia negocion me familjen e Rexhës për t’u dorëzuar

Vrasja e një dite më parë për hakmarrje në Kavajë tronditi opinionin publik.

Habib Rexha, vrau Arjan Gosën në një lokal me armën tip pistoletë. Edhe pse kishte probleme shëndetësore me dorën e djathtë, 31 vjeçari, nuk e la pa e çuar deri në fund misionin e tij, të marrjes hak për vrasjen e vëllait. E kështu, Rexha qëlloi me dorën e majtë, duke e lënë të vdekur në vend Arjan Gosën.

Pas krimit të rëndë, hetuesit kanë zbuluar se Rexha u largua fillimisht drejt Durrësit dhe më pas dyshohet se është larguar për t’u fshehur në Kukës, nga është edhe me origjinë. Policia ka nisur negociatat me familjen e të riut duke u kërkuar që ai të vetëdorëzohet.

Dyshohet se Habib Rexha e kishte planifikuar hakmarrjen e të vëllait, Altinit që pas vrasjes së tij në fund të muajit mars të këtij viti. Ai është kthyer dy javë më parë nga Italia duke mbajtur nën vëzhgim edhe lëvizjet e Arjan Gosës.

Kujtojmë se vëllai i autorit Habib Rexha dhe vëllai i viktimës të së dielës, Arjan Gosës vranë njëri-tjetrin në muajin mars, pas një sherri banal po në qytetin e Kavajës.

Advertisement