Connect with us

Politike

Humbja më 14 maj, Berisha: Hera e parë në histori që vota blihet haptas

Sali Berisha zhvilloi këtë të martë një mbledhje të Kryesisë së Rithemelimit, ku u ndal gjerësisht te rezultati i zgjedhjeve lokale. Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk u ndal së justifikuari humbjen në 14 maj, ndërsa ka sulmuar dhe mediat  duke pretenduar se i ka blerë Edi Rama. Berisha shtoi se  synimi është të mbrojnë votën me dinjitet dhe rregulla, jo me armë e dhunë.

“Mbi qëndrimet aktuale ndaj zhvillimeve post elektorale në vend. Në krye të radhës unë kam qenë i bindur se detyra më parësore, më kryesore e PD është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe misioni i saj themelor. Zotimi solemn e i përsëritur i yni në mënyrë konstante duke qartësuar se mbrojtjen e votës PD nuk e nënkupton mbrojtje me armë, me dhunë.

PD me mbrojtjen e votës nënkupton sot dhe për sa kohë do jetë forcë demokratike me dinjitet dhe rregulla për të nxitur votimin për ta inkurajuar dhe për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cënimi në procesin e votimit dhe për të marrë qëndrimet përkatëse në varësi të tyre…

U them avokatorëve të verbër të Edi Ramës, që u ka verbuar sytë e mendjes. Tragjike që bëjnë avokatinë e këtij procesi. Është hera e parë në histori që vota blihet haptas, publikisht, me 670 mijë zarfa.

Secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, drejtuar pensionistëve shqiptarë. Rama mblodhi punonjësit në Kryeministri dhe i tha ‘ti do ta kesh rrogë 2 milionë’ e kështu me radhë. Ai mobilizoi fondin e pagave dhe pensioneve për të grabitur votës e shqiptarëve.

Një tjetër blerje nën dorë ishte operative. Në një pjesë të madhe të bashkive, në ato ku ai parandjenjë rrezik. Unë kam dëgjuar avokatët e mega krimit në media të shtrojnë pyetjen: keni –prova?  Ato denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje! Nuk ka provë më të madhe sesa këto që thashë! Asgjë nuk i pengon atyre të shohin, por siç duket ata që kanë blerë votën u kanë blerë edhe gjuhën atyre”, tha Berisha.

 

Advertisement