Kronike
Përndoqi 40-vjeçaren për 7 muajsh duke u kthyer në ‘makth’, arrestohet autori
Policia ka vënë në pranga dy persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu, sipas Policisë është arrestuar një 44-vjeçar me inicialet B.Ç pasi dyshohet se ka përndjekur për 7 muaj dhe ka kanosur me fjalë një grua.
Po ashtu, Policia ka vënë në pranga edhe një 34-vjeçar pasi dyshohet se ka vjedhur derën metalike të ashensorit të një pallati në lagjen nr. 4.
Në njoftimin e Policisë thuhet se personi me inicialet P. T., 78 vjeç, banues në Murqinë, Krujë, se më datë 23.05.2023, është larguar nga banesa bashkëshortja e djalit të tij, shtetasja R. K., 22 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin B. Ç., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 16, pasi një shtetase 40 vjeçe ka kallëzuar se shtetasi B. Ç. e ka përndjekur për një periudhë 7-mujore, si dhe se ky shtetas e ka fyer dhe kanosur me fjalë. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi. Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi F. K., 34 vjeç, banues në Maminas, Durrës, pasi ka vjedhur derën metalike të ashensorit të një pallati në lagjen nr. 4.
Në Komisariatin e Policisë Krujë ka kallëzuar shtetasi P. T., 78 vjeç, banues në Murqinë, Krujë, se më datë 23.05.2023, është larguar nga banesa bashkëshortja e djalit të tij, shtetasja R. K., 22 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.