Kronike
12 kg heroinë në gomën rezervë, arrestohet 33 vjeçari
Një 33 vjeçar shqiptar bashkë me një 27 vjeçare greke është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas Policisë, çifti është pikasur duke drejtuar një makinë, të cilën policia e ka ndaluar për kontroll edhe në rrugën me pagesë të Malgarit. Fillimisht, 27-vjeçares iu gjet hashash, ndërsa gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit u konstatua se në bagazhin e tij ishin fshehur 12 kilogramë heroinë.
Në automjetin e autorëve, u gjetën 12 kilogramë e 200 gramë heroinë, të paketuara në 25 pako, të fshehura me kujdes brenda gomës rezervë (rezervë) dhe sekuestruan.
Ndër të tjera në mediat greke shkruhet se shqiptari ishte drejtues i një organizate kriminale për shpërndarjen e lëndëve narkotike në vendin fqinj.