Connect with us

Rajon

BE bën presion, Vuçiç largohet/ Flet politologu rus

“Bashkimi Evropian ka leva mjaft të forta presioni për të detyruar Serbinë të adoptojë një politikë anti-ruse dhe t’i bashkohet sanksioneve kundër saj” – Kështu deklaroi politologu Dmitry Zhuravlev në një intervistë për kanalin televiziv 360, raportuar nga Russian Pravda .

Lideri serb Vuçiç refuzoi publikisht të prezantojë ndonjë masë kufizuese kundër Rusisë, edhe pse delegacioni serb në OKB e mbështeti rezolutën anti-ruse.

Këtë e vërteton edhe fakti se Bashkimi Evropian po i bën presion Beogradit, theksoi politologu

“Serbia është e vogël, është në ndërveprim të plotë ekonomik me fqinjët e saj. Është edhe çështja e Kosovës. Nëse Perëndimi u thotë kosovarëve se mund të veprojnë, atëherë do të shfaqen probleme serioze” – theksoi  Zhuravlev, I cili gjithashtu u shpreh se “për momentin, Brukseli ka frikë të shfrytëzojë maksimalisht mundësitë e veta”

“Nëse BE-ja rrit presionin, serbët mund ta zëvendësojnë Vuçicin dhe atëherë nuk përjashtohet mundësia që në vend të vijë në pushtet një politikan me pikëpamje perëndimore”, përfundoi politologu rus

Advertisement