Politike
I arrestuar/ Apeli i GJKKO mban në 1 Qershor seancën për Fredi Belerin
Më 1 qershor, në Apelin e GJKKO mbahet seanca për ankimimin e vendimit të masës së sigurisë ‘arrest me burg’, për Fredi Belerin. Ky i fundit, fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit, por ndodhet në burg që prej datës 12 maj.
Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij.