Connect with us

Aktualitet

E arrestuar për trafik droge, ish-zyrtarja e AKSHI-t kërkon lirinë në gjykatë

Ish-zyrtarja e AKSHI-t Erisa Fero e kapur me drogë kërkon lirinë. Fero u arrestua nga policia në Dhjetor të vitit të kaluar bashkë me dy persona të tjerë si pjesë e një grupi që merrej me trafik droge. Ajo u vu në pranga nga policia në Qafthanë pasi dyshohet se po kryente trafik të lëndëve narkotike dhe në makinën që ajo drejtonte u gjetën 58 kilogramë kanabis.

Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste edhe si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021. Në atë kohë, ajo është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave. Ajo u arrestua së bashkë me Likmend Bashën, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.. vajza kishte rolin e transportueses, ndërsa dy djemtë do të monitoronin rrugën ku do të kalonte ngarkesa me 58 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut.

Advertisement