Kosova
Macron: Kosova të mbajë përgjegjësi për trazirat
Tensionet në veri të Kosovës janë kthyer në çështjen kryesore të samitit të sigurisë në Bratisllavë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, që kur kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.
“Në këtë çështjen e binarëve, na duhet një tren më i shpejtë, na duhet dialog i intensifikuar, jo takime njëherë në dy muaj.Nëse BE dhe SHBA organizon takim me Vuçiç jam shumë i gatshëm, sepse më pëlqen marrëveshja, duke përfshirë edhe vetëmenaxhimin e bashkësisë serbe, sepse dua t’i mbroj serbët, jam kryeministër edhe i tyre.
Dua të angazhohem me komunitetin serb për të drejtat e tyre.Ata duhet të jenë përfituesit e fundit. Për me diçka, nuk mund ta kompesoj Vuçiç për humbjen që Serbia si shtet ka pësuar për shkak të krimeve të regjimit të Milloshevicit, por jam këtu për të siguruar që serbët t’i gëzojnë të gjithë të drejtat” tha Kurti.