Connect with us

Kosova

FOTO/ Nuk ka qetësi në Kosovë, sulmohet një mjet i policisë

Është tensionuar sërish situata në veri të Kosovës. Mësohet se serbët në veri kanë goditur makinat e policisë së Kosovës. Makina po qarkullonte nga objekti i komunës së Zveçanit, në drejtim të Mitrovicës.

Serbët që fshihen pas ngjarjes janë larguar me një mjet. Kujtojmë se prej 3 ditësh, në veri të Kosovës serbët kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

 

Advertisement