Connect with us

Aktualitet

EMRAT/ Shpërndanin kokainë në Dhërmi, arrestohet tre të rinj

Tre të rinjtë, Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç kanë rënë në pranga pasi shpërndanin kokainë dhe kanabis nëpër ambientet festive të Dhërmiut.

Nga ky operacion janë sekuestruar rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.

Fenomeni i shitjes së drogës në Dhërmi në clubet e natës ka qenë i shpeshtë. Vetëm pak ditë më parë, dy anglezë Stephen Richards dhe Richards Deacon kanë rënë në pranga ndërsa bashkëpunëtori i tyre po prapë anglez është shpallur në kërkim pasi shisnin kokainë dhe ekstazi në Dhërmi e Himarë.

Advertisement