Aktualitet
Njëri del e tjetri futet/ Spahiu tregon prapaskenat e arrestimit të Dakos
Juristi Kreshnik Spahiu tha se arrestimi i Vangjush Dakos nuk ishe një rastësi sepse ndodhi pas lirimit të Saimir Tahirit dhe deklaratave të Ambasadës Amerikane, dhe se ish-kryebashkiaku i Durrësit nuk është shpallur fajtor sot.
“Në drejtësi nuk ka rastësi, të gjithë kishin paralajmëruar që do kishte arrestime. Rastësia ndodhi 48 orë pasi u lirua Saimir Tahiri, 48 orë pas mesazhit të amasadës amerikane. Kemi të bëjmë me një vepër penale që është kryer në 2011. Unë përmenda disa rrethana të veçanta politike, sociale po edhe ligjore. Unë mendoj që nuk është rastësi. Nuk është rastësi që pas 13 akuzash nuk janë marrë masa të tjera, po ndodh pikërisht tani”, tha Saphiu.
“Kemi akuzën e shpërdorimit të detyrës. Duhet të kuptojmë që nuk është deklaruar fajtor Vangjushi, është vendosur një masë sigurimi është është masa më e rëndë arrest me burg. Pas këtyre veprimeve vijnë edhe problemet”, shtoi juristi.