Kosova
Haradinaj: Zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë

Ramush Haradinaj ka thënë Kosova po vuan gabimet e bëra nga kryeministri Kurti dhe se zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë, për çka shtoi se i kanë votat e deputetëve për të nisur mocionin.
“Gabimi i parë ishte se nuk u dakorduan me propozimin amerikan për target. Gabimi i dytë ishte insistimi apo nxitimi për të mbajtur zgjedhje, duke mos e pasur pjesëmarrjen e garantuar të gjithëve. I treti, ishte gabim sikurse e dimë, kryetarët që kanë marrë aq pak vota nuk kualifikohen mirëfilli si kandidate të mirëfilltë. Albin Kurti kur insistoi t’i vendoste ata me forcë policore në objektet e komunave. Të tri këto gabime u shfrytëzuan shumë mirë prej Serbisë,” ka thënë Haradinaj
Haradinaj u shpreh se ka pakënaqësinë dhe brenda Levizjes Vetevendosje, për çka beson se edhe disa deputetë të partisë në pushtet do i bashkoheshin mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

