Aktualitet
Dako në burg/ Avokati: Provat e prokurorisë nuk qëndrojnë
Avokati i ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos i cili u la në burg nga GJKKO tha se vendimi nuk i plotëson kushtet.
Në një deklaratë për mediat pas dhënies së masës së sigurisë, avokati Petrit Ismaili tha se ka kërkuar masë më të lehtë sigurie pasi provat e prokurorisë nuk qëndrojnë.
“Po hetohet për një fakt penal historik, ka 10-12 vite.Prokurori nuk paraqiti asnjë provë. Nuk paraqiti asnjë provë që përmbush kushtet dhe kriteret për vendosjen e masës së sigurimit por ndjeni në kuadrin deklarative.
Kërkesa jonë ishte ndryshimi i masës së sigurisë. Dako e ushtron aktivitetin e tij përmes organeve dhe strukturave organike të miratuara. Nuk mund të mbajë përgjegjësi kryetari bashkiak për vendimet e organeve kolegjiale. Edhe gjatë gjykimit doli qartë që është lapsus prokurorisë. Vepra penale nuk ekziston fare.”- tha avokati i Vangjush Dakos.
Gjykata e Posaçme la në burg ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar për shpërdorim detyre. Ndërsa për topografin Adrian Bulkun, gjykata e posaçme nga arrest me burg vendosi arrest shtëpie. Për Diana Dedjan, specialiste e Urbanistikës në bashkisë e Durrësit u vendos masa detyrim për t’u paraqitur.