Connect with us

Rajon

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Genc Nimanbegu: Rama na dëmtoi kur mbështeti Gjukanoviç

Koalicionet shqiptare do të përfaqësohen nga 3 deputetë në parlamentin e ri të Malit të Zi të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit 2013. Dy deputetë nga Forumi Shqiptar i Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha dhe Genc Nimanbegu nga lista e Aleancës Shqiptare.

Veç këtyre në parlamentin e Malit të Zi janë dhe shqiptarët Dritan Abazoviç (URA), Drita Llolla ( DPS) dhe Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve por për Genc Nimanbegu, bartësi i listës “Aleanca Shqiptare” ata nuk nuk kanë punuar për interesat e shqiptarëve.

“Listat autoktone shqiptare sipas ligjit zgjedhor prodhojnë tre deputetë shqiptarë. Shqiptarët etnikë në listat e tjera vazhdimësisht nuk kanë prodhuar me të njëjtën frymë me ne. Ato ishin kundërshtarët tanë politikë për vite me radhë. Nëse duan të mbështesin politikat tona në afatmesëm atëherë mund të deklarohet qartazi që janë 6 deputetë shqiptarë” thotë Nimanbegu në një intervistë me skajp nga Ulqini për emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report TV

Me “Forumin Shqiptarë” kanë lënë mënjanë akuzat për të shtrirë dorën për bashkëpunim së bashku dhe me deputetët e tjerë të pakicës me qëllim çuarjen e Malit të Zi drejt rrugës europiane.

“Do të vijojmë politikat e deritanishme të përmirësimit qoftë gradual, apo të menjëhershme të kërkesave tona. Është një rezultat i mirë edhe për pakicat e tjera. Kroatët do të rikthehen në Malin e Zi pas një sabotazhi të cilin e kishin në 2020 dhe ishin jashtë. Ai sabotazh ndoshta ishte përpjekje e politikave pro serbe atëherë. Boshnjakët kishin një ngritje rreth 32 % të numrit të votave dhe do të pozicionohen një subjekt mjaft i fuqishëm me 6 deputetë në Kuvendin e Malit të Zi. Me këto deputetë kemi ngritur një platformë të përbashkët që nga viti 2012 dhe si deputetë me interesa të përbashkëta do të paraqesim një shtyllë  të fortë për vijimin e rrugës pro europiane dhe pro euroatlantike në Shqipëri” tregon bartësi i listës “Aleanca Shqiptare” për gazetarin e Report TV Nertil Agalliu

Po shqiptarët e Malit të Zi a kanë pasur nga Tirana dhe Prishtina? Nimanbegu kritikon Ramën që i dha mbështetje Gjukanoviç dhe jo koalicioneve shqiptare.

“Unë jam shumë në bashkëdialog me qeverisjen e Kosovës dhe ministrinë e Punëve të jashtme të Shqipërisë. Kemi takime bashkëpunimi normal, por do ju kujtoj se kryeministri Rama në 2020 i dha mbështetje publike Gjukanoviç dhe kjo na dëmtoi shumë ne si pozicionim politik sepse populli mund të mendojë se nuk janë të nevojshme subjektet kombëtare shqiptare por mund të votoni subjekte apo pro serbe nëse kanë ndonjë shqiptar në listat e tyre. Unë i gëzohem cdo ngritje të ndërgjegjes shqiptarë të kuptojë se bashkëpunëtorë të parë të ketë subjektet politike shqiptare. Nuk ndodh ndonjëherë që kryeministri kroat të vijë e të mos takohet drejtëpërdrejtë së pari me kroatën dhe më pas zyrtarët e Podgoricës” kritikon Genc Nimanbegu

Duket se votat e tyre do shkojnë për lëvizjen “Evropa Tani”

“Shqiptarët do të përkrahin politikat proeuropiane. Zoti Spahiç dhe subjekti i tij do të marrë mandatin e formojë qeverinë dhe ai është shprehur qartë se do të vijojë politikën proeuropiane. Ai premton rritje pagash mesatare, dhe paga minimale në një afat shumë të shkurtër. Ai premton që për një afat 1 vjeçar rroga mesatare do të bëhet  1 mijë euro, përpos dyshimit si do të realizohen këto janë elementë kyç si kanë marrë votat. Nga ana tjetër subjektet që ishin në qeveri kanë rënie në mandat e vota”

Dje në Malin e Zi “Lëvizje Europa Tani” doli e para me 26 përqind të votave apo 24 mandate, por jo të mjaftueshme për të formuar një qeveri e vetme. Ajo u pasua nga koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviq me 23,7 për qind ose me 21 mandate në Parlamentin e Malit të Zi.

Rajon

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri

Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur ekskluzivisht për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.

Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.

“Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t’i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t’i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”, tha ai.

Partnerët e koalicionit ,sipas Taravarit, janë pajtu që prioritet i Qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.

Continue Reading

Rajon

Kreta “pushtohet” nga pluhuri i Saharasë

Kreta është “pushtuar” nga pluhuri afrikan. Drejtoria e Shëndetit Publik të Qarkut të Kretës u ka bërë të ditura qytetarëve masat që duhet marrin për t’u përballur me pluhurin e Saharasë.

Mediat në vend raportojnë se përqendrimet e regjistruara deri më tani të grimcave në ajër janë shtuar.

Universiteti i Kretës dhe Universiteti Teknik i Kretës informojnë se sipas modeleve parashikuese “përqendrimet mesatare ditore të PM10 për ditën e sotme të shtunën dhe të dielën 19.05.2024 do të luhaten në nivele mesatare. (51- 75 µg/m3) për shkak të fenomenit intensiv të transportit të pluhurit nga Saharaja.”

Për këtë arsye, të rriturve me probleme me frymëmarrjen, atyre me sëmundje të zemrës dhe fëmijëve me probleme me frymëmarrjen, u rekomandohet që të kufizojnë çdo ushtrim fizik intensiv, veçanërisht nëse bëhet jashtë.

Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar që të mbajnë maskat me mbrojtje të lartë FFP2, N95 & KN95, duke qenë se ato mund të mbrojnë qytetarët që janë aktivë në natyrë. Përveç kësaj, rekomandohet po ashtu marrja e masave për të përmirësuar cilësinë e ajrit të brendshëm.

Continue Reading

Rajon

Përplasja me RMV, Mitsotakis mesazh paralajmërues: Qeveria e Shkupit duhet të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për një emision grek në ERT, tre javë para zgjedhjeve europiane të 9 qershorit.

Kryeministri i dërgoi një mesazh paralajmërues qeverisë së re, për çështjen e Maqedonisë së Veriut.

“Dua t’i dërgoj edhe një herë një mesazh paralajmërues qeverisë së re: të ndryshojë linjën që tani e tutje, të respektojë këtë dispozitë qendrore të Marrëveshjes së Prespës, të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit, kur i referohen fqinjit tonë verior”, tha Mitsotakis.

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev gjithashtu komentoi situatën, duke thënë se shpreson që politikanët në Maqedoninë e Veriut të kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar.

“Shpresoj që politikanët në Maqedoninë e Veriut ta kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar. Dhe nëse bisedat dhe sjellja e tyre destruktive shndërrohen në veprime reale, kjo do të thotë qe po e shtyjnë vendin e tyre drejt izolimit, duke e larguar atë nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Continue Reading

Rajon

Vuçiç shtrëngohet me Dodikun në pritje të 8 qershorit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, eshte takuar në Beograd me presidentin e RS, Milorad Dodik dhe tema kryesore e bisedës, sipas Vucic,  ishin marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Serbisë dhe RS-së dhe reagimi i mbarë popullit serb për votimin e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

“E informova Presidentin Dodik për përpjekjet që po bën Serbia për të mbrojtur interesat jetike kombëtare të popullit serb, si dhe të drejtën publike ndërkombëtare, duke përsëritur edhe një herë se miratimi i një rezolute të tillë do të nënkuptonte hapjen e kutisë së Pandorës për e ardhmja duke hapur plagë të panumërta nga e kaluara”, ka shkruar  Vuçic në llogarinë e tij në Instagram.

Në të njëjtën kohë, sipas fjaleve te presidentit serb, “temë e veçantë diskutimi ishte Kuvendi i ardhshëm i Popullit Serb i planifikuar për 8 qershor në Beograd, për të cilin aktivitete të shumta të përbashkëta, nënshkrimi i memorandumeve dhe marrëveshjeve, si dhe ngjarjet që do të konfirmojnë unitetin e popullit dhe të drejtën e tij për të ruajtur vatrat e tyre, të jenë të tyret, janë rënë dakord dhe mbrojnë të drejtën për të ardhmen e brezave që do të vijnë”.

Continue Reading

Rajon

Tjetër tragjedi në Greqi/ Momenti kur makina përplas për vdekje 22-vjeçarin, koka i fluturon dhe…

Një tragjedi tjetër ka ndodhur në Athinë, në zonën Nea Erythraira, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar i cili po udhëtonte me një motoçikletë në momentin që u përplas nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur pak pas mesnatës së të enjtes kur makina, duke lëvizur në drejtim të Politia, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një automjet që kalonte në të njëjtën korsi trafiku.

Në videon e publikuar nga mediat greke, shihet momenti i përplasjes, ku 22-vjeçari fluturon disa metra dhe përplaset në një trotuar, aty ku gjeti dhe vdekjen

Sipas dëshmitarëve okularë, i ndjeri  Angjelo Saliu, ka rënë me kokë në bordurë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING