Kosova
Puthi në buzë 12-vjeçaren, vihet në pranga mësuesi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.
Siç raporton Paparaci, mësuesi i identifikuar si Valentin Selmanaj, është filmuar duke e kryer një akt të dhunshëm, duke puthur me forcë një nxënëse të klasës së shtatë në buzë.
Burime nga ky medium kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar. Në pamjet e siguruara nga Paparaci, shihet mësuesi Selmanaj duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës.
Sipas informacioneve, autoritetet e Policisë së Kosovës kanë arrestuar personin e përfshirë në këtë ngjarje.