Connect with us

Kosova

Takim me Vuçiç? Kurti: Millosheviçi e përdorte Vuçiçin si krahun fashist

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë sot pjesë në Forumin e Prespës që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë. Gjatë konferencës me gazetarët ai tha se nuk mund të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e quajtur atë krahun fashist të politikës sere.

“Sa i përket takimit me zotin Vuçiç, po ishte ministër i propagandës gjatë kohës së Millosheviçit dhe Millosheviçi e përdorte zotin Vuçiç si krahun fashist të politkës serbe… Kjo ishte loja që ai luante. Nuk mund të takohem me njerëz të tillë”, tha ai. 

Kurti ndër të tjera theksoi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

“Ne jemi shtete shqinje duhet të kemi kontakte duhet të normalizojmë marrëdhëniet. Unë e kuptoj se momentalisht nuk janë normale, por ky normalizim nuk mund të arrihet pa kontakte dhe dialog”, tha ai. 

Advertisement