Connect with us

Aktualitet

‘As Jug as Veri, Mitrovica është Shqipëri’, brohorima para kryeministrisë

Protesta para kryeministrisë ka nisur në mbështetje të Kosovës. Qytetarë të shumtë janë mbledhur para kryeministrisë dhe njëzëri kanë bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.

Më fjalët “As Jug as Veri, Mitrovica është Shqipëri”, ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të mbështes Kosovën dhe të mos e lërë vetëm. Kjo protestë ka ardhur edhe pas bojkotimit të mbledhjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila u anulua nga kryeministri Edi Rama disa ora para se të mbahej.

Kërkojmë që shqiptarët të jenë mirë kudo ku jetojnë, si në Kosovë, Maqedoni. Situata në veri na ka prekur, shqiptarët atje nuk janë mirë. Duam që shteti të mbajë një qëndrim në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës. E ndjej si shqiptarë që jam, që shqiptarët të jenë mirë kudo që jetojnë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, edhe në Mitrovicë të luftojnë informalitetin që është atje.

Advertisement