Kronike
FOTO/ U kap me tre lloje të ndryshme drogrash, arrestohet shqiptari
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/policia-italiane.jpg)
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi posedonte lëndë narkotike. Guardia di Finanza e Vicenza-s arrestoi një shqiptar, i cili kishte fshehur rreth 3 kilogramë drogë. Më konkretisht, mbi 2.3 kilogramë hashash, gjysmë kilogrami marijuanë dhe 2 gram kokainë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është arrestuar edhe në vitin 2007 për “trafik droge”. Ai u ndalua nga policia pranë shtëpisë së tij. Pas kontrollit të banesës u gjet lëndë narkotike, si dhe të materialit të nevojshëm për prerjen dhe paketimin e dozave, si dhe një peshore preçize peshimi, një izolues me vakum, një telefon celular dhe një kanaçe me spray vetëmbrojtës.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)