Kosova
Lajcak: Hapin e parë për deeskalim duhet ta bëjë Kosova
Miroslav Lajcak, ndërmjetësues i dialogut Kosovë – Serbi që përfaqëson Bashkimin Evropian, ka thënë sot se hapin e parë për shtensionimin e situatës në veri, duhet ta bëjë Kosova.
Ai insiston se shtensionimi duhet të nisë nga largimi i kryetarëve të zgjedhur shqiptarë që u futën në fund të majit në objektet komunale të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.
“Hapi i parë duhet të bëhet nga Kosova, që do të thotë, t’u thuhet kryetarëve që të punojnë nga zyra alternative. Pastaj, hapi tjetër duhet të vijë nga Serbia”, ka thënë Lajcak në një intervistë
Ai më tej ka shtuar se nëse Serbia nuk bën detyrat, atëherë reagimi ndaj saj do të jetë i njëjtë si ndaj Kosovës.