Connect with us

Bota

Escobar: Tensionet në Veri kanë potencial për t’u bërë konfrontim rajonal

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për situatën në veri të Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se Washingtoni zyrtar është shumë i shqetësuar, pasi që ajo që po ndodh në veri ka potencial për t’u shndërruar në një konfrontim rajonal

“Prandaj ne po mbështesim shumë përpjekjen evropiane. Aspiratat e vendeve janë për t’u bërë pjesë e Evropës. Si përkrahës kryesor të Kosovës, ne duam ta shohim pjesë të NATO,-s dhe BE-së” – ka theksuar Escobar.

Në intervisten e dhene ka qene i pranishem edhe emisari europian Miroslav Lajcak, i cili eshte shprehur se fakti që janë në një intervistë të tillë bashkë tregon se Washingtoni dhe Brukseli janë bashkë edhe per ceshtjen Kosove-Serbi

“Jam në SHBA për të pasur një seri takimesh me partnerët këtu, sepse situata është mjaft kritike, dhe kemi nevojë për të diskutuar hapat e radhës. Situata është e tensionuar, s’kam pse e fsheh” – ka deklaruar Lajcak

Advertisement