Connect with us

Kosova

Policët e rrëmbyer lihen të lirë/ Biserko: Por Vuçiç ka një kusht

Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës, javën e kaluar i dha një shkëndijë të re “zjarrit” të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lirimin e tyre e ka kërkuar edhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, e cila ka deklaruar se në bazë të disa burimeve, policët e Kosovës do të lirohen nga Beogradi gjatë kësaj jave.

“Të dyja palët kanë interpretime te ndryshme se si ndodhi arrestimi i tyre. Departamenti i Shtetit kërkoi lirimin e menjëhershëm. Duke pasur parasysh shkallën e tensioneve mes dy palëve, Beogradi do të duhej ta bënte këtë menjëherë pa asnjë diskutim dhe pa veprime hetimore” – ka deklaruar Biserko, e cila ka shtuar se per kete, Aleksander Vucic do të vendosë kushte

“Vuçic me siguri do ta kushtëzojë lirimin e tyre me lirimin e tre serbëve të arrestuar nga policia e Kosovës” – ka theksuar  Sonja Biserko.

Advertisement