Connect with us

Rajon

Vuçiç nga Brukseli: Kurti kërkon t’i dëbojë, serbët nuk do ta tolerojnë

Sot është mbajtur takimi i presidentit Aleksandar Vuçiç, me Komisionerin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borell dhe të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Fjala e tyre:

‘Dëgjova gjithçka që kishin për të thënë Përfaqësuesi i Lartë Borell dhe personi përgjegjës për dialogun Miroslav Lajçak. Unë e kuptoj dëshirën e tyre për të zgjidhur problemet përmes bisedimeve. Ai tha se do të bënte gjithçka që mundej në këtë proces.

Unë do të them atë që kam insistuar. Për ne problemi më i madh nuk është një, dy, tre situata, por fakti që regjimi i Kurtit për të dytin apo të tretën vit radhazi po përpiqet t’i dëbojë serbët, t’i largojë nga vatrat e tyre. A është arrestime, rrahje, zgjedhje me pjesëmarrje 3-4 për qind, ndalim i çdo kamioni me targa serbe. Sot kam paraqitur një raport për lëndimet e personave që janë arrestuar, të cilët nuk janë fajtorë për asgjë, madje NATO dhe EULEX-i kanë thënë për disa – tha presidenti.

Vuçiq ka theksuar se serbët nuk do ta tolerojnë terrorin e Kurtit.

‘Kam dorëzuar dhe kam dhënë, i kam thënë Borell dhe Lajçak në çfarë gjendje fizike janë këta njerëz. Serbët janë në një pozitë shumë të vështirë’– tha presidenti i Serbisë.

Për bisedën me Kurtin

‘Unë kam ardhur gjithmonë në çdo bisedë sepse besoj se dialogu është i rëndësishëm dhe shërues. Për momentin nuk shoh asnjë arsye për t’u takuar me një njeri që shkakton konflikte çdo ditë, është ideologjia e tij fanatike, mendoj se kështu do të bëja dëm. Unë jam gjithmonë i gatshëm të flas me përfaqësuesit evropianë. Duhet ta kuptojmë, Kosova nuk ra nga qielli. Ajo që nuk është për ne, për numrin më të madh të vendeve të BE-së është një shtet i pavarur. Është fëmija i tyre, adoleshenti u çmend, arriti në një moshë të çmendur, por ata ende e mbrojnë fëmijën e tyre’- tha Vuçiq dhe shtoi:

‘Pozicioni ynë është shumë i vështirë, gjithçka që vlen për Ukrainën nuk vlen për Serbinë. Duhet të mësohemi me të. Sa i përket përfaqësuesve, nuk kam asnjë kundërshtim, shtetet anëtare duhet të jenë të kënaqur. Për çfarë duhet të fajësojnë Serbinë? Na takon ne të bëjmë punën tonë dhe të përpiqemi të jemi të drejtë, të ruajmë stabilitetin. Ajo që ne kërkojmë është diçka që të gjithë kërkojnë – thjesht një marrëdhënie normale, asgjë më shumë”

Për arrestimin e serbëve

‘Unë shqetësohem mbi të gjitha për atë që ndodh çdo ditë. Çdo ditë ke gjueti për serbët dhe pastaj thonë se është gabim në identitet. Askush nuk e di pse u arrestuan Dushan Obrenoviq apo Radosh Petroviq. Ata janë në paraburgim, përveç rrahjes, njëri prej tyre është rrahur brutalisht, mendoj se i ka shqetësuar se ishte i besimit ortodoks. Kemi video, edhe ne edhe NATO edhe EULEX, ku këta i tërheqin në stacion policor ku “vriten” me rrahje’– tha Vuçi

Advertisement