Connect with us

Bota

I shqetësuar dhe i zhgënjyer/ Senatori amerikan del me një thirrje të fuqishme

Senatori amerikan Bob Menendez i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëjë më shumë për të adresuar përshkallëzimin e dhunës në veriun e Kosovës

“Jam thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i dhunës në veri të Kosovës dhe gjithashtu i zhgënjyer nga reagimi i komunitetit ndërkombëtar. Ndërsa të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të promovuar stabilitetin, ne duhet të jemi të qartë në vlerësimin e situatës dhe të jemi të gatshëm të theksojmë mangësitë nga të dyja palët” – ka thënë Menendez.

Sipas tij, teksa Kosova ka qenë një partner jetik për Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n në objektivat politike dhe të sigurisë në të gjithë rajonin dhe botën, presidenti serb nuk ka treguar një përkushtim ndaj dialogut të lehtësuar nga BE.

“Presidenti serb nuk ka treguar përkushtim ndaj dialogut të lehtësuar nga BE, mobilizoi ushtrinë e tij në kufirin e Kosovës, e ka çuar vendin në një rrugë të vendosur jodemokratike dhe refuzoi t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të Evropës në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, ka deklaruar Menendez.

Advertisement