Connect with us

Bota

Pse shpërtheu hapur lufta mes Moskës dhe mercenarëve të Wagner?

Lufta për pushtet mes trupës Wagner dhe ushtrisë së rregullt ruse është shkallëzuar. Në Rostov kanë marshuar trupat Wagner, ndërsa në Moskë shpallet gjendja e alarmit nga terrori.

Konflikti ziente prej kohësh por tani ka shpërthyer hapur. Nga Rusia njoftohet për një kryengritje të mundshme të kreut të trupës militariste, Wagner, Jevgeni Prigoshin kundër ushtrisë së rregullt ruse. Kreu i trupës, Prigoshin, sipas të dhënave të veta, me ushtarët që kanë qenë në Ukrainë kaloi kufirin për në Rusi. Ata kanë mbërritur në Rostov mbi Don, deklaroi Prigoshin në një video të publikuar në Telegram. “Godinat ushtarake në Rostov, mes tyre edhe një aeroport ushtarak janë nën kontroll”, tha Prigoshin në video. Të dhënat nuk mund të verifikohen.

Sipas tij, ai do të negociojë me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergej Shoigun dhe ka siguruar, se ky aksion nuk është puç ushtarak. Ai ka akuzuar Moskën për sulm kundër trupave të tij. Më tej Prigoshin ka thënë, se hyrja në Rostov nuk pengon “operacionin special ushtarak” të Rusisë. Nga aeroporti ushtarak avionët vazhdojnë të ngirhen sipas planit, ka thënë Prigoshin. “Avionët (…) ngrihen sipas orarit.”

Por më tej Prigoshin ka thënë, se ai dhe ushtarët e tij janë gati “deri në fund” të veprojnë kundër ushtrisë ruse e të shkojnë deri në Moskë, nëse Shoigu dhe kreu i shtabit Valeri vijnë tek ai. Do të shkatërojmë këdo që na del përpara. Në një njoftim të tjetër, thuhej se është qëlluar një helikopter rus, që kishte hapur zjarr kundër një konvoi civil.

FSB kërkon nga ushtarët Wagner arrestimin e Prigoshin

Më parë kreu i ushtrisë private ishte shprehur hapur kundër lidershipit ushtarak rus dhe kishte kundërshtuar argumentimin e njohur të Rusisë për luftën në Ukrainë, se Rusisë i vjen një rrezik prej Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes në Moskë u bën thirrje ushtarëve Wagner të mos ndjekin urdhrat e Prigoshin, dhe se janë “mashtruar e futur në një aventurë kriminele”, siguria e tyre do jetv e garantuar, premton Ministria e Mbrojtjes.

Shërbimi sekret rus,FSB kishte apeluar më parë ndaj ushtarëve të trupës Wagner të arrestojnë shefin e tyre. “Ne i bëjmë thirrje luftëtarëve të ushtrisë private, (…) të ndalin të gjiha veprimet ushtarake kundër popullit rus, të mos ndjekin urdhrat kriminele dhe tradhtare të Prigoshin dhe të marrin masa për arrestimin e tij”, thuhej në një deklaratë të FSB. Deklaratat e Prigoshin janë “një thirrje për konflikt të armatosur civil brenda territorit rus.”

Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket. Në kryeqytetin rus janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim të shtuar, ka bërë të ditur agjencia shtetërore TASS. Në Moskë Komiteti për Luftimin e Terrorizmit kanë shpallur gjendjen e alarmit në rast terrori në Moskë dhe rajonet.

Bota

Ndërkombëtarët presion ndaj Netanyahut për marrëveshje me Hamasin, Izraeli ‘mbërthehet’ nga protestat

Rreth 120 mijë persona protestuan në rrugët e Izraelit kundër qeverisë së kryeministrit izraelit, me shpresën për një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Udhëheqësit e Hamasit jashtë vendit kanë shprehur mbështetje për propozimet e Izraelit, por përgjigja përfundimtare duhet të vijë nga Yahya Sinwar dhe Mohammed Deif, udhëheqës të fraksionit islamik në Gaza. SHBA teksa bëri presion me shtetet arabe, ka nënvizuar rëndësinë e një armëpushimi me kushte.

Sakaq, mes tensioneve, Netanyahu ka përsëritur thirrjen e tij; “Kushti mbetet fundi i lëvizjes nga Gaza si dhe shkatërrimi total i Hamasit”.

Continue Reading

Bota

Greqi/ Gjykata greke lë të lirë përdh*unuesin e shqiptares, 33-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital

27-vjeçari palestinez, i cili akuzohet se ka rrahur, përdhunuar, goditur me thikë 33-vjeçaren shqiptare në Greqi, është liruar me kusht.

Kushtet e vendosura ndaj tij janë ndalimi i daljes nga vendi dhe paraqitja në komisariat tre herë në muaj. Sipas burimeve gjyqësore, provat në dosje nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ndalimin e tij.

Megjithëse, 33-vjeçarja shqiptare nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak të gjendjes së saj dhe do të dëshmojë në mjekësinë ligjore kur të shërohet.

Madje, hetuesja shkoi në spital për të marrë një deklaratë, të cilën natyrisht nuk e bëri dot as ajo, pasi viktima po dobësohej dhe nuk kishte mundësi komunikimi me hetuesit.

Mirëpo, hetuesi e ka parë se sa keq ishte vajza 33-vjeçare, por nuk ka vendosur për ndalimin e përkohshëm të të akuzuarit, derisa viktima të mundet të dëshmojë.

Për këto arsye i dyshuari u la i lirë me kusht që të mos largohej nga vendi dhe të paraqitej në komisariat dy herë në muaj. Madje gjykata nuk e mbajti edhe pse në trup iu gjet një thikë me lamë 22 cm si dhe një shkop me shenja gjaku me të cilin vetë ai pranoi se kishte dhunuar viktimën.

Priten rezultatet nga laboratorët e mjekësisë ligjore për provat e sekuestruara te shtëpia e braktisur.

Continue Reading

Bota

Me flokë të rënë… fotoja e re e Kate Middleton trondit rrjetin

Në imazhin e ri, i cili po qarkullon në rrjetet sociale, Princesha e Uellsit mban veshur një shami një detaj që ka tërhequr vëmendjen dhe ka nxitur kureshtjen e shumë njerëzve duke pasur parasysh diagnozën e kancerit të shpallur më 22 mars.

Por fotoja e publikuar fillimisht në një faqe fansash është krijuar përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale. “Pavarësisht se si ka ndryshuar pamja juaj, në sytë tanë do të jeni gjithmonë bukuroshja Kate Middleton”, thuhet në postimin që shoqëron imazhin në fjalë

Qëllimi ishte të mbështetej dhe inkurajohej princesha, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë dhe përballet me një sërë efektesh anësore, duke përfshirë rënien e flokëve, humbjen e peshës, lodhjen dhe të përzierat.

Megjithatë, jo të gjithë e mirëpritën këtë iniciativë. Disa kritikuan faqen e fansave për përdorimin e imazhit të manipuluar, duke e quajtur atë një akt mosrespektimi ndaj një personi të sëmurë.
Continue Reading

Bota

Greqi/ E rëndë, djali djeg babain e moshuar në oborrin e shtëpisë, ja çfarë ka dëshmuar në polici (FOTO)

GREQI – Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Ano Liosisë, ku është gjetur i djegur trupi i një të moshuari, të premten që lamë pas (21 maj 2024).

I moshuari është gjetur i djegur në oborrin e shtëpisë së tij dhe dyshohet se autor i kësaj ngjarje është i biri.

Sipas mediave greke, i moshuari kishte ndërruar jetë rreth 20 ditë me parë, ndërsa djali i tij ka rrëfyer se arsyeja pse dogji të atin ishte se nuk kishte para për funeralin.

Viktima dhe djali 59-vjeçar jetonin në një shtëpi.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë në lëvizje autoritete, të shqetësuar nga era e kufomës. Ata po \ashtu kanë dëshmuar se kanë parë 59-vjeçarin teksa digjte diçka në oborrin e shtëpisë.

I moshuari është gjetur i djegur, i mbuluar nga batanije dhe mbi një dyshek.

59-vjeçari punonte si mësues dhe mësohet se vuante nga probleme psikologjike

 

Continue Reading

Bota

“Zgjedhjet”, shkon në 25 numri i kandidatëve në vrarë në Meksikë

Situata në Meksikë vazhdon të jetë alarmante. Një tjetër kandidat u vra të premten në  Puebla, më pak se 48 orë përpara hapjes së qendrave të votimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vendit.

Gjatë këtyre zgjedhjeve janë shënuar shume vrasje të kandidatëve për poste lokale, sipas shifrave zyrtare.

Jorge Huerta Cabrera , një kandidat për një vend në këshillin e qytetit në Isúcar de Matamoros, një qytet me rreth 80,000 banorë, u vra, ndërsa gruaja u plagos, citon Agence France-Presse.

Sipas raportimeve të mediave meksikane, kandidati 30-vjeçar është goditur nga plumbat teksa po dilte nga makina e tij në mes të ditës.

Gjithsej 25 kandidatë në zgjedhjet lokale janë vrarë në Meksikë që nga fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore, sipas shifrave të qeverisë federale.

Ndërsa Organizata joqeveritare Data Cívica, nga ana e saj, raporton për rreth  tridhjetë të vdekur kandidatë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING