Connect with us

Rajon

Vuçiç hedh poshtë marrëveshjet sapo del nga takimi/ Serwer për konferencën ndërkombëtare

Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Daniel Serwer, ka folur për idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për organizimin e një konference të nivelit të lartë, ku liderët e Kosovës dhe Serbisë s’do të lejoheshin të dilnin nga takimi pa marrëveshje, propozim ky që ka marrë përkrahjen e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Serwer ka thënë se mund të pajtohet me Edi Ramën që problemi qëndron në krye, por thotë se nuk njeh dikë që mund të detyrojë Kurtin e Vuçiçin për të marrë pjesë në një samit të tillë dhe për t’i mbajtur ata aty deri në arritjen e një marrëveshje.

Profesori amerikan thotë se përveç kësaj, presidenti serb e ka bërë të qartë se s’ka rëndësi për çfarë ai pajtohet, meqë është i përgatitur t’i hedh poshtë ato sapo të dalë nga takimi.

“Washingtoni dhe Brukseli as që ankohen kur ai e bën këtë” – ka thënë Serwer për mediat

Advertisement