Connect with us

Kosova

Biserko: Kurti nuk është problemi, Beogradi pengon dialogun

“Albin Kurti nuk është problemi kryesor në dialogun me Prishtinën, por Beogradi”. Kështu deklaroi Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, për Qendrën Mediale të Beogradit.

Ajo tha se Beogradi beson se Kurti po i provokon, dhe për mendimin e saj, ky nuk është provokim, por ai thjesht u përpoq të zbatojë disa gjëra për të cilat tashmë është rënë dakord.

“Kjo do të thotë se Beogradi i ka shpalosur qëllimet e tij deri në fund, pasi nuk ka fare si synom të hyjë në atë dialog dhe ende mban gjallë qëndrimin e ndarjes së Kosovës”, tha Biserko, duke shtuar se “kjo duket qartë nga të gjitha reagimet dhe sjelljet e fundit të Beogradit”.

Sipas saj, kjo vërehet edhe nga ngritja e ushtrisë në një nivel më të lartë të gatishmërisë.

Sipas Biserkos, problemi me Asociacionin është se nuk mund të jetë hapi i parë, sepse Kosova nuk ka garanci se do të ndodhë hapi i dytë, pra njohja e Kosovës nga Serbia.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit, u shpreh se serbët në Kosovës janë pengjet më të mëdha në këtë histori, sepse politika e Beogradit është e drejtuar kundër interesave të tyre, sepse për fat të keq nuk e kanë lirinë e zgjedhjes.

Advertisement