Connect with us

Aktualitet

Përplasja me policët/ Muxhahedinët braktisen nga amerikanët

Eventi vjetor i muxhahedinëve në kampin e Manzës është anuluar. Sot amerikanët kanë braktisur muxhahedinët. Kjo është shenjë e heqjes së mbështetjes për ta nga Uashingtoni, raporton “ABC”. Në hyrje të kampit në Manëz vijon të qëndrojë një patrullë e policisë, si edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kontrollojnë çdo makinë që hyn e del në kamp. E ndërsa një ditë më parë, kryeministri Rama përmendi për herë të parë mundësinë e largimit të tyre nga Shqipëria.

Rama deklaroi se Shqipëria nuk synon të jetë në luftë me Iranin, dhe shtoi se nëse muxhahedinët duan të luftojnë për lirinë e tyre, më parë duhet të largohen nga Shqipëria. Kreu i qeverisë shqiptare akuzoi MEK se ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme marrëveshjen, duke përdorur Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike.

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet ndaj anëtarëve të kampit MEK për disa vepra penale, nga ajo e “provokimit të luftës” “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”,  të gjitha këto të kryara në kuadër të grupit të stukturuar kriminal.

Advertisement