Kosova
Vrasja e Arlinda Zekajt që tronditi Kosovën, arrestohet edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i viktimës
Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës. Mes të arrestuarve janë ish-vjehrra e viktimës, Nurije Sylaj, e dyshuar për nxitje të vrasjes, si dhe ish-kunati i saj, Driton Sylaj.
Sipas raportimit të korrespondentes së Top Channel, Leonita Bajrami, arrestimet janë kryer në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Arlinda Zekaj, 49 vjeçe, u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës. Për autor të drejtpërdrejtë të vrasjes dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e personave të tjerë të dyshuar në këtë ngjarje.