✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Durrësi në gatishmëri për motin e keq! Bashkia u bën thirrje qytetarëve: Mos dilni pa nevojë!

Durrësi pritet të përballet me reshje shiu me intensitet të lartë këtë të enjte dhe Bashkia ka ngritur alarmin për kujdes!

Përmes një njoftimi, qytetarëve u kërkohet të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë aktiviteteve të përditshme, pasi reshjet e dendura mund të shkaktojnë problematika në qytet.

Ndërkohë, Bashkia e Durrësit deklaron se është në gatishmëri të plotë. Strukturat e ndërmarrjeve vartëse, shërbimet e emergjencave dhe Policia Bashkiake do të jenë në terren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe familjeve në rast situatash emergjente

Advertisement