✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, zbardhen dënimet për anëtarët e klanit Duka

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili në shkallën e parë ishte shpallur i pafajshëm për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Me vendimin e Apelit, Duka tashmë është dënuar me burgim, ndërsa për të pandehurit e tjerë janë lënë në fuqi dënimet e dhëna më parë.

Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg, ndërsa Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga janë dënuar me nga 25 vite burg secili.

Ndërkohë, në procese të veçanta gjyqësore janë dhënë vendime edhe për persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në këtë ngjarje. Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg, ndërsa Ilir Selmani me 28 vite burg.

Anëtarët e grupit të njohur si klani Duka akuzohen për përfshirje në vrasjen e Santiago Malkos, ish-policit që u ekzekutua në Tiranë. Vendimi i Apelit për Erlis Dukën ndryshon atë të shkallës së parë, ku ai ishte shpallur i pafajshëm.

Advertisement