Rajon
Vuçiç sulmon opozitën: Duan të më vrasin
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet presidenti serb Vuçiç duke ofenduar dhe ironizuar opozitën e vendit. Në fundin e intervistës ku foli për Kosovën, Republikën Srpska, zgjedhjet në Serbi, luftën në Ukrainë etj., ai ironizoi opozitën duke thënë se në protestën e tyre kishte me pak njerëz se në paradën e krenarisë të organizuar nga LGBT. Nga fundi i intervistës, Vuciç e humbi plotësisht durimin dhe shau opozitarët serbë, të cilët i cilëson si servilë e mercenarë të cilësdoqoftë qeveri të huaj, ndërsa ai është partner i tyre i barabartë siç e përshkruan veten. Pas kësaj, Vuciç i revoltuar tha: ”Pse jo?! Të tillët si këta si mund të të mundin! Si?” Në fund të intervistës ai tha gjithashtu se nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për aq kohë sa të mundet. Kjo nuk është hera e parë që Vuçiç u thotë opozitarëve serbë se nuk do t’i dorëzojë atyre pushtetin dhe se ata vetëm mund ta vrasin.