Connect with us

Kosova

Sonja Biserko thirrje SHBA-BE: Mjetet i keni, zgjidheni konfliktin Kosovë-Serbi

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, u shpreh se Serbia nuk po i respekton marrëveshjet e Brukselit dhe theksoi se presidenti serb Aleskandër Vuçiç as nuk e shkon ndërmend t’i zbatojë ato marrëveshje.

“BE-ja dhe SHBA-ja humbën mundësinë për të bërë presion ndaj Beogradit për të nënshkruar dy marrëveshjet. Presidenti Vuçic tha se ato marrëveshje nuk e obligojnë dhe as nuk ka ndërmend t’i zbatojë. Kjo është arsyeja pse ai dialog është i pakuptimtë, sepse nuk i përmbahet asaj për të cilën duhet të angazhohen të dyja palët” – është shprehur Biserko, e cila gjithashtu ka deklaruar se komuniteti perëndimor i ka të gjitha mjetet për t’i dhënë fund çështjes së Kosovës.

“SHBA-ja dhe BE-ja duhet të imponojnë një zgjidhje për Asociacionin në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe standardet evropiane. Është gjithashtu e nevojshme të vendoset një kornizë sigurie që do të qetësonte situatën dhe do t’i detyronte të dyja palët, veçanërisht Beogradin, t’i përmbahen marrëveshjes. Sipas mendimit tim, përshkallëzimi në Kosovë nuk është vetëm rezultat i aktorëve vendorë, por konteksti ndërkombëtar shumë më i gjerë”, ka theksuar Sonja Biserko

 

Advertisement