Connect with us

Kronike

Në kërkim për grabitjen në Astir, 39-vjeçari dyshohet autor i një vrasje të bujshme në vend

Artan (Marjus) Tafani, i shpallur në kërkim për grabitjen e rreth 40 mijë eurove në një exchange në Astir, ngjarje e ndodhur në 24 qershor në Astir, dyshohet se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Top News se Tafani mund të jetë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Sipas po të njëjtave burime mësohet  se 39-vjeçari ka marrë pjesë në një vrasje të bujshme në vend. Hetuesit tregohen të rezervuar lidhur me ngjarjen që ai është përfshirë pasi hetimet janë ende në vijim. Makina e gjetur e vjedhur në garazhin e bashkëpunëtorit të tij pas zbardhjes së grabitjes dyshohet se do përdorej në ngjarje të tjera kriminale. Tafani është një emër i njohur për autoritetet.  Artan (Marius) Tafani u shpall në kërkim 3 ditë pas grabitjes së pikës valutore. Ai u identifikua pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë. Ku rezultoi se ai ka lëvizur me biçikletë dhe me pas ka humbur gjurmët me taksi. Për ngjarjen u arrestua edhe Enio Meçaj, në magazinën e të cilit u gjetën edhe rrobat që përdori në grabitje 39-vjeçari.

Advertisement