Bota
Mësuesit në Angli dalin në protestë për pagat
Rreth 300,000 mësues në Angli nisën të mërkurën një valë tjetër grevash për shkak të mosmarrëveshjes së vazhdueshme mbi pagat. Mësuesit, të cilët janë anëtarë të Unionit Kombëtar të Arsimit (NEU), sindikata më e madhe e arsimit në Evropë, do të zhvillojnë gjithashtu veprime industriale më 7 korrik.
“Ne nuk duam të bëjkmë grevë por arsimi po shkatërrohet nga një qeveri që nuk na vlerëson as punën që bëjmë”, njoftoi sindikata. Vendimi për grevën erdhi pasi sindikata ra dakord me 17 Qershor për dy ditë të tjera greve.
“Sekretarja e arsimit refuzoi të rihynte në negociata me arsyetimin se ajo dhe Departamenti i saj po prisnin botimin e rekomandimit të Trupit Shqyrtues të Mësuesve të Shkollës për pagën,” thanë Mary Bousted dhe Kevin Courtney, sekretarë të përgjithshëm të përbashkët të NEU.