Connect with us

Politike

‘Bota ime është e madhe’/ Rama ironi me Kurtin: Bota e tij është e mbyllur

Gjatë konferencës së përbashkët me homologu e tij në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama tha se kreu i Kuvendit të Kosovës, pas takimit me të, ka deklaruar para mediave atë çfarë i ka diktuar Albin Kurti dhe jo atë ç’ka kanë diskutuar në të vërtetë.

I pyetur për deklaratat e Glauk Konjufcës, kur tha se drafti i asociacionit i propozuar nga Rama i jep autonomi serbëve, kreu i qeverisë shqiptare tha: Unë me Glauk kemi pasur një bisedë fantastike miqësore, unë flisja dhe ai qeshte dhe nuk kemi folur asnjë fjalë për draftin e asociacionit.

Por pse i tha Glauk ato jashtë, duhet të pyesni Albinin që nuk ishte në takim. Glauk s’di fare se çfarë është drafti, por di se çfarë duhet të thotë para kamerave pasi është konsultuar me Albinin.

Së kështu funksionon demokracia në qeverinë e Kosovës dhe unë e respektoj, është vendi më demokratik në Ballkan siç thotë Albini.

“Unë mendoj që kjo bota ku jam unë është më e madhe se bota ku është Albini, ai është shkëputur nga bota me aleatë dhe është në një botë më të mbyllur. Unë respektoj. Unë kam për detyrë ta ftoj jo ta sjell, larg qoftë ta kidnapoj unë e të futem në listën e atyre që janë kriminelë për hir të Serbisë. Ai është i ftuar si gjithë të tjerët, unë e kam bërë të qartë se takim kryeministrash pa kryeministrin e Kosovës nuk ka por nuk përjashtohet që mos të vijë, por shpresoj të vijë. Mos thoni pastaj se ti the që s’do të vijë dhe ai nuk erdhi,” tha Rama.

Advertisement