Connect with us

Politike

Albin Kurti dhe martesa e tretë e Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar të premten se nuk ndihet i fyer nga refuzimi që homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, i bëri ftesës së tij për t’u takuar në Prishtinë.

Rama ka thënë se nuk ishte në Prishtinë për t’u martuar me Albin Kurtin, teksa ka shtuar se me të nuk ka asnjë problem personal apo institucional, por vetëm këndvështrime të kundërta për situatën në veri të Kosovës.

“Me Kurtin kam vetëm qëndrime të kundërta për një situatë të caktuar. Kaq! Këtë situatë e përjetojmë dhe duam ta trajtojmë në mënyra të ndryshme. Unë e trajtoj si një situatë që duhet ta trajtojmë bashkërisht, duke u ulur dhe biseduar, ndërsa Albini e përjeton si një situatë që duhet ta trajtojë pa u takuar dhe pa biseduar” – Ka theksuar kryeministri shqiptar

Rama gjithashtu është shprehur se në Samitin e Berlinit, që do të mbahet në Tiranë në mes të tetorit, Kurti është i ftuar, pasi në Shqipëri ai është në shtëpinë e vet.

“Kurti është në të drejtën e tij. Unë nuk jam këtu për të bërë interpretime të natyrës psikologjike, folklorike apo nacional heroike. E përsëris që në takimin e Tiranës pavarësisht cili është qëndrimi i BE-së, në Procesin e Berlinit, kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar. Në Tiranë Albin Kurti është në shtëpinë e vetë, madje dhe të futet në zgjedhje për të qenë i zoti i shtëpisë” – ka dekalruar jo pa ironi Kryeministri Rama

Advertisement