Bota
Zjarr në një spital afër zonës së Barit
Një zjarr ka rënë në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit. Mediat vendase shkruajnë se akoma nuk ka një bilanc në lidhje me problemet që ka shkaktuar zjarri I rënë afër urgjencës.Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vend, një kolonë e gjatë tymi i zi ngrihet nga spitali.
Dhoma e urgjencës u mbyll përkohësisht pas zjarrit. Punonjësit dhe pacientët në gjendje për të ecur u çuan jashtë urgjencës, në pikat e përcaktuara nga plani i sigurisë, sipas protokollit.Të tjerët u zhvendosën me krevat fëmijësh në një zonë të sigurt brenda ndërtesës. Punonjësit po shpërndajnë ujë për të moshuarit që prisnin.