Connect with us

Politike

Arratisja e Ahmetajt/ Bardhi-Nikollës: Mos i jepni kohë ish zv.kryeministrit të fshihet

Këshilli i Mandateve u mblodh sërish ditën e sotme në orën 16:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK  për t’i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.

Njësoj si ditën e djeshme, mbledhja është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti ti PD, Gazment Bardhi ka debatuar me Lindita Nikollën duke i thënë që të mos i japin më kohë Ahmetajt që të fshihet.

“Po bashkëpunoni në krim, mos i jepni më shume kohë Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në rend dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin Prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër”, është shprehu ai.

Sipas informacioneve të fundit mund të ketë një seancë plenare të posaçme të hënën, por pritet për t’u parë nëse do të ketë dy raporte për këtë çështje nga palët.

Advertisement