Connect with us

Politike

Arrestimi i Ahmetajt/ Deputeti i PS: Ne do të përgatisim raportin tonë

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pasi PS dhe PD i hapën rrugën SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Në fjalën e tij para mediave, Pëllumbi tha se do i duhet pak kohë dhe se Partia Socialiste do të paraqesë raportin për Ahmetajn të hënën në Kuvend. Më tej, ai nuk pranoi të komentojë më gjatë për kolegun e tij duke thënë se nuk janë vërtetuar ende akuzat nga Gjykata për të. Por po ashtu, nuk u përgjigj pyetjeve as nëse kishte komunikuar me kolegun e tij që ende nuk dihet se ku e ka vendndodhjen.

“Përfundoi mbledhja, arriti në përfundimin se duhet që t’i sugjerojë seancës plenare dhënien e autorizimit për dhënien e të drejtës për kontroll banese dhe kontroll personal. E para duhet që të përgatitet mendimi dhe raporti edhe i maxhorancës. Ne sot duhet që të dëgjonim palën mbrojtëse, nuk mund të kishim një raport të papërgatitur. U përpoqëm të bënim një proces të rregullt dhe të pakontestueshëm. Ne sot kishim për të dëgjuar palën mbrojtëse dhe nuk mundëm të kishim një raport pa dëgjuar palën mbrojtëse. Ne si mazhorancë do të përgatisim raportin tonë, që do ia dorëzojmë kryetarja e Kuvendit. Të premten në orën 17.00 do të kemi një seancë të posaçme ku do të diskutohet kjo pikë. Në të gjithë përfaqësojmë vullnetin e 140 deputetëve që na kanë mandatuar për të krijuar bindjen për t’i dhënë sugjerimin seancën. Këshilli i Mandateve nuk është gjykatës që të gjykojë. Fillimisht të vërtetohen akuzat. Përsa kohë ne bindemi që procedura është e rregullt dhe nuk ka fakte që vërtetojnë që ka një tejkalim të kërkesave për heqje imuniteti, sigurisht ne kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askuj. Duhet të vendosim ka apo jo fakte. Nuk ka fakte që vërtetojnë se ka një tejkalim të kërkesave për tejkalim të imunitetit. Për sa kohë që nuk jemi në këto lloj kushtesh…,”-tha Pëllumbi.

Ndërsa i pyetur nëse kishte komunikuar me kolegun e tij dhe se a do kthehej ai për t’u përballur me drejtësinë, Arbën Pëllumbi zgjodhi që të heshtte dhe u fut prapë në selinë e Kuvendit.

Advertisement