Connect with us

Rajon

Rada Trajkoviç: Ja pasojat për Serbinë pas Non Grata për Vulinin

Vendosja e kreut të BIA-s, Aleksandër Vulin në listën e sanksioneve amerikane është një mesazh i qartë amerikan për Serbinë se duhet të marrë një vendim të qartë dhe të distancohet nga elementët që duan të cenojnë stabilitetin dhe integritetin e sistemit të sigurisë në rajon.

Reagimi më i keq i autoriteteve serbe do të ishte shpërfillja e këtij vendimi të administratës amerikane ose fillimi me sulme mediatike sepse arsyet e futjes së tij në listë janë më se serioze, thotë bashkëbiseduesja e ‘Danas’ për përfshirjen e Aleksandër Vulin në listën e zezë amerikane.

Rada Trajkoviç, politikane nga Kosova, e cila ka pasur probleme të shumta me policinë dhe shërbimin që kur Vulin u vendos në krye të saj, thotë se nuk është rastësi që ky vendim është marrë më 11 korrik, ditën e fillimit të samiti i NATO-s në Vilnius, ku do të diskutohet për të ardhmen e sigurisë së Evropës.

“Ky është një mesazh i qartë amerikan për Serbinë që në këto diskutime duhet të marrë një vendim të qartë dhe të distancohet nga elementët që duan të cenojnë stabilitetin dhe integritetin e sistemit të sigurisë në rajon” – deklaroi Trajkovic

 

Advertisement