Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Berisha: Do mbledhim firmat për mocion me debat me Ramën

Sali Berisha thotë se do mbledhin firmat dhe do kërkojnë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Arben Ahmetajt.

“Unë përgëzoj deputetët e opozitës që kanë votuar që dje. Shtyrja që u bë, çfarë nevojë kishte për këtë? Socialistët me urdhër të Ramës kërkuan shtyrjen në mënyrën që t’i japin kohë negociatës me Ahmetajn. Të gjitha këto janë histori krimi, histori turpi. Edi Rama duhet të thirret për mocion me debat në parlament ku duhet të japë llogari për të gjithë veprimtarinë e organizatës kriminale që kryeson. Prandaj të çojmë firmat urgjentisht dhe të kërkojmë mocion me debat”, tha Berisha.

Advertisement