Connect with us

Bota

Marrëveshja e grurit, Rusia nuk pranon rinovimin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i dërgoi një letër presidentit rus Vladimir Putin më 11 korrik duke i propozuar një zgjidhje të situatës për zbatimin e marrëveshjes së grurit.

“Objektivi është që të hiqen pengesat që prekin transaksionet financiare përmes Bankës Bujqësore Ruse, një shqetësim i madh i shprehur nga Federata Ruse, dhe njëkohësisht të lejohet rrjedha e vazhdueshme e grurit ukrainas përmes Detit të Zi”, tha ai.

Më 22 korrik 2022, në Stamboll u nënshkrua një paketë dokumentesh për furnizimin me ushqime dhe plehra në tregun ndërkombëtar. Marrëveshjet fillimisht janë lidhur për 120 ditë, në nëntor të vitit të kaluar janë vazhduar për të njëjtën periudhë.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka deklaruar më herët se zgjatja e marrëveshjes nuk mund të ndodhë nëse nuk zbatohet paketa ruse e marrëveshjeve të Stambollit.

Advertisement