Connect with us

Politike

Sanksione ndaj Rusisë/ Vuçiç: Nuk di sa kohë do ti rezistojmë presionit të Perëndimit

Fjalimi i fundit i presidentit serb Aleksandër Vuçiç ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat ruse, veçanërisht deklarata e tij për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.
Portali lenta.ru citon Vuçiçin të ketë thënë se “Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë bazuar në parimet e saj morale”.
Portali yamal-media.ru raporton gjithashtu se sipas presidentit serb, hyrja në sanksione anti-ruse do të ishte një gjë e gabuar moralisht.
Vuçiç në fjalën tij u shpreh se heqja e sanksioneve krijon probleme shtesë për Serbinë dhe nuk i sjell asnjë përfitim asaj. Megjithatë, Vuçiç ka bërë të ditur se nuk synon të vazhdojë kursin e tij të pavarur, pavarësisht presioneve nga perëndimi
Agjencia ruse RBC shkruan se Vuçiç ka thënë disa herë deri më tani se Serbia është nën presion për shkak të refuzimit të saj për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Ai tha se nuk e di se sa do të mund të rezistojë Serbia dhe pranoi se në një moment do të duhet të dorëzohet.
‘Ruska Gazeta’ në raportimin e saj kujton ndër të tjera se Vuçiç ka thënë më 2 korrik se Serbia udhëhiqet nga një politikë e pavarur dhe se nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë derisa ajo mund t’i rezistojë presionit nga Perëndimi

 

 

Advertisement