Rajon
Rasti Vulin/ Prokuroria serbe i kërkon prova SHBA-së
Prokuroria Publike kundër Krimit të Organizuar në Beograd ka njoftuar se do të kërkojë informacione shtesë lidhur me rastin e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandër Vulin, për të cilin SHBA ka vendosur sanksione nën dyshimet për korrupsion, trafikim droge dhe lidhje me Rusinë.
Prokuroria Publike kundër Krimit të Organizuar tha se për sanksionet e SHBA-së ndaj Vulinit kanë mësuar vetëm përmes raportimeve të mediave.
Ky institucion tha se në kohën kur Vulin ishte ministër i Brendshëm dhe tani drejtor i BIA-s, institucionet ligjzbatuese kanë bashkëpuar me sukses dhe kanë zbuluar disa raste të krimit të organizuar dhe sipas prokurorisë zbulimi i këtyre rasteve u bë me bashkëpunim ndërkombëtar.
“Asnjë institucion ndërkombëtar policor apo gjyqësor, si dhe asnjë institucion vendor, nuk ka konstatuar se Vulin është përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal” – deklaroi prokuroria serbe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thene se Vulin është sanksionuar “sepse unë nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë” dhe se “sanksionet ndaj Vulinit nuk kanë të bëjnë asgjë me armë apo drogë”.