Bota
Putin: Ne do t’i përgjigjemi terrorizmit në urën e Krimesë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për rritjen e sigurisë dhe hapjen e një hetimi pas sulmit me dron në urën e Krimesë, duke e denoncuar atë si “një akt terrorist”.
Pas sulmit, i cili dyshohet se ka ndodhur mbrëmë, Putin thirri disa anëtarë në një mbledhje të qeverisë për të vlerësuar situatën.
“Sigurisht që Rusia do t’i përgjigjet sulmit në urën e Krimesë”, tha Putin.
Ai gjithashtu ka shpjeguar se Ministria e Mbrojtjes është duke hartuar plane në këtë drejtim.