Connect with us

Bota

Escobar me shpatulla pas murit/ Kongresmeni pyet pse nuk është sanksionuar Serbia

“Pse nuk është sanksionuar Serbia”, ishte pyetja e kongresmenit Keith Self, drejtuar Gabriel Escobarit, emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, I cili teksa ka folur para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, dha detaje për Kosovën dhe situatën e tensionuar që mbizotëroi në veriun e vendit gjatë muajve të fundit.

“Ka një lloj jonkonsistence. Ju keni qenë në anën e Kosovës në çdo moment. Por tani po shohim një qasje jo të balancuar. Por nuk ka dyshim që presidenti serb ka nxitur bojkotimin e zgjedhjeve të Kosovës por nuk jam fort i qartë pse nuk kemi sanksione ndaj Serbisë” – pyeti kongresmeni amerikan

Sipas emisarit amerikan, kjo ka ndodhur dhe përmendi rastin e Aleksandër Vulin, shefit të shërbimit sekret serb.

 

Advertisement