Bota
Shira dhe përmbytje në Kinë dhe Indi, raportohet për viktima
Një valë e motit të keq ka përfshirë Azinë jugore dhe lindore. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të mëdha në Indi. Raportohet për të paktën 16 viktima pas një rrëshqitje masive e tokës, ndërsa dyshohet se mbi 100 të tjerë jnaë plagosur .
Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e tyre nga balta e krijuar. Përmbytje nga reshjet e shiut janë regjistruar në shumë zona të Indisë, me një bilanc tragjik me mbi 100 jetë të humbura deri më tani. Emergjencë për shkak të motit të keq dhe stuhive raportohet edhe në Kinë.
Në jug perëndim të këtij shteti, ka pasur përmbytje dhe probleme infrastrukturore. Në rajonin Çongqing, autoritetet kineze regjistruan një nivel rekord reshjesh ditore të shiut me 227 milimetra. Zyrtarët kanë lëshuar një paralajmërim për ditët në vijim pasi stuhia do të vazhdojë që të jetë prezente në këtë shtet.