Bota
Mbytet anija, zhduken 19 persona në…
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, 19 të tjerë janë të zhdukur dhe vetëm 6 deri më tani kanë mbijetuar nga mbytja e një anije në ishullin indonezian të Sulawesi.Mediat e huaja shkruajnë se dyshimet e para janë se shkaku i fundosjes, i cili ndodhi rreth mesnatës së së dielës deri të hënën me orën lokale, është ende i paqartë. Ishte një udhëtim vetëm 20 minuta, një distancë prej një kilometër.“Të gjitha viktimat janë identifikuar dhe dorëzuar te familjet e tyre, ndërsa të mbijetuarit tani po trajtohen në spitalet lokale”, tha Muhammad Arafah nga departamenti lokal i kërkimit dhe shpëtimit.
Anija po transportonte njerëzit në një gji në ishullin Muna, rreth 200 kilometra në jug të Kentari, kryeqyteti i provincës juglindore Sulawesi.Anijet janë një mënyrë e zakonshme transporti në Indonezi, një arkipelag me më shumë se 17,000 ishuj dhe aksidentet janë të zakonshme pasi standardet e dobëta të sigurisë shpesh lejojnë që anijet të mbingarkohen pa pajisjet e duhura për shpëtimin e jetës.