Bota
Situatë e vështirë në Itali nga zjarret 5 viktima, në 5 rajone nga moti
Italia po shkon drejt gjendjes së jashtëzakonshme të motit pasi 5 rajone të vendit fqinj po shohin dy ekstreme të situatës meterologjike.Mes stuhisë që goditi rajonin e Lombardisë dhe zjarreve që kanë përfshijnë Siçilinë nga Palermo në Katanja e deri në Taoromina situate mbetet kritike.Deri më tani të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Itali.
Vendimi për të shpallur gjendjen e emergjencës pritet të merret këtë të mërkurë nga qeveria italiane.Kryebashkiaku i Palermos ka deklaruar se në Siçili ka pasur zjarrvënie të qëllimshme dhe ka akuzuar autorët e këtyre ngjajeve duke thënë se zjarrvënia është një krim njësoj sic krimet që kryen mafia kundër njerëzimit.
Zjarret masive kanë përfshirë edhe Portugalinë. Një park natyror në perfiferi të Lisbonës u përfshi nga flakët të cilat u afruan edhe pranë zonave të banuara.Menjëherë autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të evakuar me dhjetëra qytetarë ndërsa më shumë se 400 forca zjarrfikëse së bashkuy me ndihmën e banorëve punuan për të vënë zjarrin nën kontroll.
Erërat e forta me një shpejtësi prej 60 km për orë krijuan vështirësi për ekipet e zjarrfikësve që ishin në luftë me flakët ndërsa pati ndërhyrje edhe nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.Deri më tani si pasojë e këtij zjarri në portuguali nuk ka pasur të lënduar apo viktima.