Connect with us

Rajon

Serbia po provokon dhimbje fantazmë për Kosovën

“Serbia është e lënduar nga Kosova, e cila nuk është më atje. Çfarë ndodh me dhimbjen nëse Serbia mendon se ende e ka Kosovën në përbërjen e saj, edhe pse nuk ka kontroll mbi pjesën më të madhe të atij territori. A largohet dhimbja apo thjesht pakësohet? Ose, ndoshta, një dhimbje e re gjenerohet për ata që janë të vetëdijshëm për mendjemadhësinë dhe pasojat e saj” – Keshtu u shpreh për ‘Demostat.rs’ filozofi dhe aktivisti politik serb Srećka Mihailovića I cili gjithashtu shtroi pyetjet:

-Pse politika shtetërore e Serbisë ndaj Kosovës bazohet në konceptin e mbështetjes së dhimbjes fantazmë të Kosovës së humbur?

-Aq më tepër, nëse është e vërtetë që thonë se Kosova nuk është e humbur?

– Pse Serbia po provokon dhimbje fantazmë për Kosovën?

Srećka Mihailovića thotë se “Provokimi i dhimbjes është më shumë torturë sesa terapi dhe sigurisht jo zgjidhje shtetërore! Deri kur serbizmi dhe besnikëria e pakushtëzuar ndaj partisë së djathtë do të jenë elementë të politikës së Kosovës në nivel shtetëror dhe kapital i pamatshëm në nivel individësh? Populli mund të përballojë xhiron, por kur shteti e bën këtë, atëherë edhe shteti edhe populli janë në hall të madh!”

Advertisement